Prishtina synon zgjerimin e mësimit tërëditor, ndërsa prindërit kërkojnë ndryshime

Shpërndaj

Komuna e Prishtinës planifikon të shtojë tri deri në katër shkolla të ja aftsë në projektin e mësimit tërëditor nga shtatori, pavarësisht sfidave logjistike, financiare dhe kërkesave të prindërve për ristrukturim.

Nga muaji shtator, Komuna e Prishtinës synon të zgjerojë projektin e mësimit tërëditor në tri ose katër institucione të ja aftsë arsimore, duke iu shtuar 12 shkollave ekzistuese ku ky sistem zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Arianit Elshani, theksoi se gjatë zbatimit të këtij projekti janë shfaqur sfida të ndryshme. Sipas tij, vështirësitë përfshijnë aspektet logjistike dhe teknike lidhur me hapësirat e ngrënies dhe higjienën, si dhe çështjen e kurrikulës. Ai shtoi se orari i zgjatur ka krijuar ngarkesë shtesë për mësimdhënësit, pasi kompensimi financiar nuk ka qenë proporcional me angazhimin e tyre.

Një nga pesë shkollat e para ku nisi ky proces është Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Nazim Gafurri", ku rreth 600 nxënës ndjekin mësimin në 20 klasa. Drejtoresha e këtij institucioni, Ardianë Makolli-Sadiku, vuri në dukje shqetësimet e hershme të prindërve se qëndrimi i gjatë në ulëse mund të ketë ndikim negative. Ajo shtoi se pavarësisht krijimit të këndeve të reja brenda dhe jashtë klasave, ekziston nevoja për më shumë hapësira relaksi në hollet e shkollës, materiale shtesë dhe një kurrikul të dedikuar nga Ministria e Arsimit.

Nga ana tjetër, Këshilli i Prindërve ka kërkuar një riorganizim të modelit ekzistues. Nënkryetarja e këtij këshilli, Mejreme Ymeri, u shpreh se objektivat e parapara nuk janë realizuar plotësisht në praktikë, duke shkaktuar vështirësi për familjet, përfshirë edhe ndarjen e fëmijëve në shkolla të ndryshme gjatë dy viteve të fundit.

Për t'i dhënë fund këtyre ngecjeve, Këshilli i Prindërve ka dorëzuar në Drejtorinë e Arsimit një propozim kalimtar. Ky plan parashikon që mësimi i detyrueshëm të përfundojë deri në orën 12:00, duke e bërë orarin më fleksibil për familjet, ndërkohë që mësimi tërëditor aktualisht zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 15:30.