Kosova shënon rritje të çmimit të naftës për dy centë

Ministria e resortit ka caktuar tarifat e reja të karburanteve për të martën, ku vetëm nafta ka pësuar shtrenjtim krahasuar me një ditë më parë.
Ditën e martë, çmimi maksimal i naftës në treg do të jetë dy centë më i lartë krahasuar me të hënën, kur një litër tregtohej për 1.78 euro, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Në anën tjetër, tarifat për benzinën dhe gazin kanë mbetur të pandryshuara. Përkatësisht, benzina do të kushtojë maksimumi 1.50 euro për litër, ndërsa gazi do të vazhdojë të shitet me 0.60 euro për litër.
Rekordin e çmimit më të lartë të naftës që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, vendi e regjistroi më 9 prill, kur një litër arriti vlerën e 1.91 eurove.
Pas vendosjes së armëpushimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, tregjet ndërkombëtare shënuan ulje të çmimit të arit të zi. Megjithatë, ky trend ndryshoi pas rifillimit të sulmeve dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, e cila përbën një prej artereve kryesore globale për transportin e naftës.