Kosova përfshihet nga temperaturat e larta, termometri deri në 37 gradë

Moti në Kosovë do të karakterizohet nga temperatura të larta që do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, si pasojë e masave ajrore nga Afrika Veriore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Këto kushte atmosferike po mbajnë temperaturat mbi vlerat mesatare klimatologjike, megjithëse ato mbeten brenda normave tipike për stinën e verës.
Gjatë ditës së sotme, temperaturat minimale do të regjistrohen mes 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashikohet të lëvizin nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Sa i përket kushteve të erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes, me një shpejtësi relativisht të lehtë prej 1 deri në 5 metra në sekondë.