Vazhdon rritja e çmimeve: Nafta në Kosovë arrin në 1.80 euro për litër
Ministria kompetente ka publikuar tarifat e reja për derivatet e naftës, ku një litër naftë tregtohet me 1.80 euro.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur strukturën e re të çmimeve për derivatet e naftës për datën 4 gusht.
Bazuar në vendimin e institucionit përkatës, qytetarët do të duhet të paguajnë 1.80 euro për një litër naftë.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar në 1.50 euro për litër, kurse produkti i gazit do të shitet me 0.60 euro për litër.