Mediat britanike vlerësojnë Shqipërinë si perlin e re turistike të Evropës

Shpërndaj

Një shkrim i mediave britanike e cilëson Shqipërinë si një destinacion ideal, duke evidentuar bregdetin e jugut, malet e veriut dhe traditat autentike.

Shqipëria është cilësuar nga një e përditshme britanike si një prej destinacioneve më tërheqëse dhe ende të pazbuluara të kontinentit evropian. Në shkrim theksohet se udhëtarët e lodhur nga vendet tradicionale të pushimeve si Spanja, Italia apo Franca mund të gjejnë këtu një opcione të plotë, e cila kombinon ujërat e pastra detare, fshatrat piktoreskë, malet e larta dhe kulturën tradicionale, duke ruajtur njëkohësisht çmime më të përballueshme dhe më pak ngarkesë turistike.

Duke u mbështetur në vlerësimet e autorit dhe eksploruesit Granit Temaj, artikulli veçon rajonin jugor dhe gadishullin e Karaburunit si hapësira ideale për pushimet e verës. Pikat më mbresëlënëse të Rivierës, përfshirë Gjirin e Gramës, atë të Dafinës dhe Gjipeja, përshkruhen si zona ku natyra është ruajtur e paprekur, duke u ofruar vizitorëve qetësi larg turizmit masiv.

Megjithatë, oferta turistike e vendit nuk kufizohet vetëm te bregdeti. Terreni malor i veriut krahasohet me Dolomitet, por me një karakter më të egër e më pak të eksploruar. Ndër pikat e rekomanduara përfshihen liqenet e Jezercës, vendbanimet tradicionale dhe qendra me rëndësi historike si Linja dhe Labova e Kryqit.

Gjithashtu, shkrimi vë inë dukje traditat vendase, mikpritjen e ngrohtë, gatimet tradicionale dhe ritualin e kafesë së mëngjesit të shoqëruar me raki, si elemente që pasqyrojnë stilin e qetë dhe social të jetesës. Falë lidhjeve të shkurta ajrore me Mbretërinë e Bashkuar dhe shpenzimeve më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit, vendi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një zëvendësues i fortë për turizmin mesdhetar.