Nafta shënon rënie çmimi për tre centë në tregun vendas

Shpërndaj

Ministria e resortit ka publikuar tarifat e reja të karburanteve, ku nafta do të tregtohet me një ulje të lehtë, ndërsa benzina dhe gazi mbeten në nivelet e mëparshme.

Konsumatorët në vend do të përballen me një ulje të lehtë të çmimit të naftës, e cila do të kushtojë maksimalisht 1.77 euro për litër, sipas vendimit më të fundit të institucioneve përgjegjëse.

Nga ana tjetër, tarifat për benzinën dhe gazin nuk kanë pësuar ndryshime krahasuar me ditën paraprake. Benzina do të vazhdojë të shitet deri në 1.50 euro për litër, ndërsa gazi do të jetë 0.60 euro për litër.

Kujtojmë se pas nisjes së zhvillimeve konfliktuale në Lindjen e Mesme, vlera e naftës arriti pikun më të lartë më 9 prill, kur u regjistrua në kuotën e 1.91 eurove për litër.

Pavarësisht uljeve të përkohshme që pasuan lëvizjet diplomatike ndërkombëtare, tregjet vijojnë të mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe bllokimeve të mundshme në korridoret kryesore detare të transportit të karburanteve.