Duda Balje konfirmon qëndrimin: Sërish kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje

Shpërndaj

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj rreth krijimit të institucioneve të reja.

Deputetja e zgjedhur e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka përsëritur se nuk do të mbështesë krijimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ruajtur të njëjtin qëndrim sikurse në të kaluarën.

Sipas saj, mes subjektit të saj politik dhe Lëvizjes Vetëvendosje mungon besimi i ndërsjellë, gjë që e bën të panevojshme ndryshimin e vendimit të saj.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, Balje theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë apo tryezë bisedimesh nga ana e partive politike.