Rexhepi: Sot pritet vetëm konstituimi i Kuvendit

Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Emilja Rexhepi ka deklaruar se fokusi i sotëm do të jetë te votimi i Parlamentit.
Deputetja e sapozgjedhur dhe njëkohësisht kryetarja e partisë Nova Demokratska Stranka, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar para fillimit të seancës konstituive se sot pritet të votohet vetëm Parlamenti.
Ajo ka theksuar se ekziston një detyrim për të votuar institucionin legjislativ në mënyrë që t'i hapet rruga krijimit të qeverisë së re, ndërsa shtoi se nuk ka informacione për çështje të tjera.