Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha: Kurti po vepron si uzurpator në krye të qeverisë

Shpërndaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti po mban pozitën e tij në mënyrë të paligjshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke e akuzuar se po ushtron funksionin e kryeministrit në baza ilegale.

Gjatë një deklarimi publik, ajo i ka bërë thirrje atij që të heqë dorë nga ajo që e cilësoi si sabotim i Kuvendit dhe të paraqitet aty për të zhbllokuar procesin e konstituimit të këtij institucioni.

Hoxha përdori gjuhë të rëndë ndaj shefit të ekzekutivit, duke pohuar se ai tashmë po funksionon si uzurpator i zyrave qeveritare dhe kërkoi rikthimin e tij të menjëhershëm në Kuvend.