Konferencë e jashtëzakonshme e Aleancës pas zhvillimeve për Kuvendin

Shpërndaj

Aleanca ka thirrur një konferencë për media ku do të flasë deputeti Besnik Tahiri, pas kritikave të ashpra që drejtoi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media ditën e sotme, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit.

Në këtë paraqitje para gazetarëve, fjalën do ta ketë deputeti Besnik Tahiri, i cili një ditë më parë e ka quajtur Vetëvendosjen përgjegjëse për ngërçin politik dhe dështimin e konstituimit të legjislativit.

Gjatë deklarimeve të tij, Tahiri ka theksuar se çështja e presidentit nuk mund të zgjidhet pa arritur një dakordësim të përbashkët, duke shprehur kundërshtimin e tij që ky post t'i jepet Vetëvendosjes pa një konsensus paraprak politik.