Aksident tragjik në Surkish të Podujevës, dy viktima dhe një në mbajtje

Shpërndaj

Një përplasje e rëndë automjetesh në fshatin Surkish të Podujevës ka lënë të vdekur dy persona, ndërsa drejtuesi tjetër është ndaluar me vendim të prokurorit.

Një aksident fatal trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth orës 22:30, në fshatin Surkish të Podujevës, duke lënë të pajetë dy persona.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, ngjarja dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e një drejtuesi auto-veture me targa të huaja, i cili ka goditur një automjet tjetër.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi dhe pasagjeri që gjendeshin në veturën me targa të huaja kanë ndërruar jetë në vend.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Trupat e pajetë të viktimave janë transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, ndërkohë autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.