Kurti përmbyll takimin me Haxhiun: Përgjegjësia për seancën takon deputetit Dehari

Ka përfunduar takimi mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe deputetes Albulena Haxhiu, e cila kishte ftuar krerët e partive politike në cilësinë e u.d. të presidentes.
Ka përfunduar takimi mes udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe deputetes Albulena Haxhiu, e cila gjatë ditës kishte ftuar në takim liderët e subjekteve politike në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti ka refuzuar të deklarohet para përfaqësuesve të mediave.
Ndërkohë, gjatë largimit të tij nga ambientet e Kuvendit, ai ka theksuar se thirrja e seancës nuk i takon atij, por ka lënë të kuptohet se këtë kompetencë e ka deputeti Avni Dehari.