Çitaku: Takimi Kurti-Haxhiu pasqyron papërgjegjësinë e një partie dhe kapjen e institucioneve
Vlora Çitaku ka kritikuar një takim mes Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, duke e quajtur dëshmi të një subjekti politik të papërgjegjshëm që mban peng shtetin.
Sekretarja e Përgjithshme ka komentuar një fotografi të publikuar së fundmi, duke e cilësuar atë si pamjen e një subjekti politik të papërgjegjshëm që udhëhiqet nga një person i vetëm, i cili sipas saj ka uzurpuar institucionet dhe po shfrytëzon pushtetin për qëllime partiake në dëm të qytetarëve.
Ajo ka bërë të ditur se përfaqësuesit politikë do të jenë sërish në Kuvend nga ora 11:00, duke kërkuar praninë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të liderit të saj për të përmbushur detyrimet institucionale.
Sipas saj, vendi i deputetëve është në sallën e Kuvendit, ku duhet të shprehet vullneti i qytetarëve dhe të finalizohet konstituimi i këtij institucioni.