Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një market pranë Çagllavicës

Policia e Kosovës ka kapur personin e dyshuar për një vjedhje të ndodhur në fillim të muajit qershor në një market afër rrethit të Çagllavicës.
Autoritetet policore kanë finalizuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar lidhur me një rast vjedhjeje të regjistruar muaj Më parë në një market afër nyjës rrugore të Çagllavicës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja daton më 2 qershor, rreth orës 16:23, ku i dyshuari kishte marrë artikuj ushqimorë nga lokali tregtar.
Pas procedurave të arrestimit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor dhe ai është dërguar në mbajtje.