Vazhdon rritja e çmimit të naftës në tregun e Kosovës

Shpërndaj

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë po shënojnë sërish rritje, e ndikuar kjo nga zhvillimet dhe çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të fundit, tregu i derivateve në Kosovë është karakterizuar nga një valë e re e shtrenjtimit të naftës, sipas të dhënave zyrtare të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për këtë sektor për ditën e mërkurë.

Në anën tjetër, çmimet e benzinës dhe të gazit kanë shfaqur stabilitet. Benzina tregtohet me 1.49 euro për litër, duke shënuar një ulje të lehtë krahasuar me periudhën paraprake kur kushtonte 1.50 euro, ndërsa gazi vazhdon të mbetet në kuotën e 0.62 eurove për litër.

Këto ndryshime vijnë në kohën kur nafta e referencës Brent ka regjistruar rritje duke kaluar mbi 90 dollarë për fuçi, duke arritur vlerën e 91.63 dollarëve gjatë orëve të mëngjesit të së martës, niveli ky më i lartë që nga fundi i korrikut.

Rekordi i çmimeve në vend u shënua më 9 prill, kur një litër naftë arriti në 1.91 euro, si pasojë e drejtpërdrejtë e nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Edhe pse tregjet globale kishin shënuar qetësim pas arritjes së një armëpushimi të mundshëm, rifillimi i tensioneve dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit — një arterie kyçe e transportit global të naftës — kanë rikthyer luhatjet dhe rritjen e çmimeve.