Barcelona shqyrtoi shitjen e Raphinhas drejt Arabisë Saudite

Drejtuesit e Barcelonës ishin të hapur për shitjen e Raphinhas këtë verë për arsye financiare, por lojtanari tani mbetet pjesë e planeve të Hansi Flick.
Klubi katalunas ka shqyrtuar seriozisht mundësinë e shitjes së sulmuesit brazilian Raphinha drejt Superligës së Arabisë Saudite gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas informacioneve të bëra publike, drejtoria e klubit ishte e gatshme ta lejonte largimin e tij, duke pasur madje gati edhe alternativat në treg.
Nënshkrimi me anësorin e ri Jesse Bisiëu nga Club Brugge ishte parashikuar pikërisht si një masë paraprake për të mbuluar një largim të mundshëm të brazilianit. Një operacion i tillë do t'i kishte siguruar klubit stabilitet më të madh financiar dhe hapësirë buxhetore për të investuar në një sulmues qendror.
Megjithatë, situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe largimi i Raphinhas nuk shihet më si një opsion i afërt. Lojtari konsiderohet element kyç në planet e trajnerit Hansi Flick, ndërsa caktimi i tij si kapiten i përkohshëm dëshmon peshën dhe rëndësinë që ai gëzon brenda skuadrës katalunase.