Gjakovë: Dyshohet se mori djalin nga kopshti dhe u largua jashtë vendit pa lejen e ish-gruas

Shpërndaj

Policia në Gjakovë ka nisur hetimet pasi një person dyshohet se ka marrë fëmijën nga kopshti dhe e ka nxjerrë jashtë Kosovës pa dijeninë e ish-bashkëshortes.

Autoritetet policore në Gjakovë kanë hapur një hetim lidhur me një incident ku një shtetas dyshohet se ka marrë djalin e tij të mitur nga institucioni parashkollor dhe është larguar me të jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, pa e njoftuar ish-bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve nga Policia, përveç largimit të fëmijës, i dyshuari po ashtu dyshohet se ka vazhduar që ta shqetësojë ish-partneren e tij nëpërmjet thirrjeve telefonike pasi ka dalë nga territori i vendit.

Ngjarja është denoncuar zyrtarisht në organet e rendit, ndërkohë që njësitet përkatëse po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.